Punojmë me transportues të besueshëm për të të dorëzuar porosinë sa më shpejt dhe me kujdes. Ja çfarë duhet të dish para se të bësh blerjen.
Zonat e dorëzimit
Aktualisht dorëzojmë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi. Për dërgesat ndërkombëtare jashtë rajonit, na kontakto në [email protected].
Tarifat e transportit
- Transport falas brenda Kosovës për porositë mbi €100.
- Tarifa standarde brenda Kosovës: €10.
- Tarifat për shtetet fqinje variojnë sipas peshës dhe zonës — do të shfaqen në fazën e fundit të pagesës.
Koha e dorëzimit
- Brenda Kosovës — 2–4 ditë pune nga konfirmimi i porosisë.
- Shqipëri / Maqedoni e Veriut / Mal i Zi — 3–5 ditë pune.
- Porositë e bëra të dielën ose në ditë festive procesohen ditën e parë të punës.
Gjurmimi i porosisë
Sapo porosia jote të dërgohet, do të marrësh një email me numrin e gjurmimit dhe transportuesin. Mund ta ndjekësh edhe nga llogaria jote në seksionin Porositë e Mia.
Pagesa në dorëzim
Për porositë brenda Kosovës, mund të zgjedhësh të paguash kur të mbërrijë porosia (cash). Për shtetet e tjera, pagesa në dorëzim nuk është e disponueshme.
Probleme me dorëzimin?
Nëse porosia nuk mbërrin brenda kohës së parashikuar ose mbërrin e dëmtuar, na njofto brenda 48 orëve në [email protected] që të mund të hapim një hetim me transportuesin.